Aktivizohen deputetët, Bajrami: Po mblidhen nënshkrimet për kërkesë të anulimit të vendimit për shtrenjtimin e rrymës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami deklaroi se Dehari nuk i dha fjalën ku deshi të shpreh se mund ti thërrasë çdo 48 orë, e 48 herë por si LDK s’kanë vota për ndryshimin e mënyrës së votimit. “Të mos përsërisim atë që kemi thënë para dy ditëve por më…

Lajme

09/05/2025 10:51

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami deklaroi se Dehari nuk i dha fjalën ku deshi të shpreh se mund ti thërrasë çdo 48 orë, e 48 herë por si LDK s’kanë vota për ndryshimin e mënyrës së votimit.

“Të mos përsërisim atë që kemi thënë para dy ditëve por më lejoni tu informojë se sot kemi mbledhur nënshkrimet e disa deputetëve që do të vazhdojmë t’i marrim disa prej tyre pasi koha ishte shumë e shkurtër në seancë”, tha ajo, transmeton lajmi.net.

Bajrami njoftoi se po mbledhin nënshkrimet e nevojshme që të dorëzojnë kërkesën për anulimin e vendimit për shtrenjtimin e rrymës prej 16.1% dhe kërkesën që bizneset e mëdha të kalojnë në treg të lirë të energjisë elektrike.

“Të hënën do të dorëzojmë një kërkesë tek Zyra e Rregullatorit të Energjisë për anulimin e dy vendimeve anulimin e vendimit për të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e energjisë elektrike që ka rritur energjinë elektrike ne 16 .1 për qind në mënyrë të parandalojmë një valë të re të inflacionit. Dhe detyrimin e 1mijë e 300 kompanive për të daur në tregun e hapur e në tregun konkurrues i cili nuk ekziston në Republikën e Kosovës. Janë 19 operatorë të licencuar nga ZRRE, por nga ajo që jemi informuar nga shoqata e prodhuesve rreth 200 kompani të cilat kanë kërkuar të marrin disa prej tyre oferta për furnizim me rrymë pas datës 1 qershor ata kanë marrë një ofertë të vetme nga KESCO. Nga operatori ku ata aktualisht furnizohen dhe tash ZRRE e ka lehtë të verifikueshme se s’ka treg të lirë për furnizim me energji elektrike”,tha Bajrami.

Ajo theksoi që duhet bërë anulimi i këtij vendimi.

Bajrami tha se ka tentuar që të mblidhen sa më shumë nënshkrime por nga Vetëvendosje s’e kanë përkrahur. Ajo tha se ka përkrahjen e PDK, AAK dhe Nismas./Lajmi.net/