Aktivistja serbe Kandiq e quan të “turpshëm” arrestimin e Fatmir Shehollit: Prokuroria t’i paraqesë provat publikisht

Aktivistja serbe, Natasha Kandiq, e cila është themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka reaguar për arrestimin e sotëm të Fatmir Shehollit nën dyshimet për spiunazh. Kandiq ka thënë se arrestimi i Shehollit si “spiun i Serbisë” është “e turpshme. Në një reagimin në profilin e saj, Kandiq ka thënë se Prokuroria e Kosovës…

Lajme

09/10/2025 13:55

Aktivistja serbe, Natasha Kandiq, e cila është themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka reaguar për arrestimin e sotëm të Fatmir Shehollit nën dyshimet për spiunazh.

Kandiq ka thënë se arrestimi i Shehollit si “spiun i Serbisë” është “e turpshme.

Në një reagimin në profilin e saj, Kandiq ka thënë se Prokuroria e Kosovës duhet të paraqesë publikisht prova “për dyshime dhe shpifje të tilla të ndyra”.

“Arrestimi i Fatmir Shehollit, drejtor i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike në Kosovë, si “spiun serb” është i turpshëm. Prokuroria e Kosovës është e detyruar të paraqesë publikisht prova për dyshime dhe shpifje të tilla të ndyra”, ka shkruar Kandiq.