Aktivistja e VV-së nuk përmbahet, “shkrihet” para Kurtit: Inshallah na bie hise të kemi pak nga gjaku yt, o njeri i mirë, që kaq shumë i ke dhënë Kosovës

Xheneta Sadiku, aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje nga Mitrovica dhe zyrtare në kabinetin e ministrit të Bujqësisë, ka shprehur publikisht admirimin e saj për kryeministrin Albin Kurti. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sadiku ka ndarë një moment nga takimi me Kurtin, i cili po dhuronte gjak, duke zbuluar edhe fjalët që ia kishte drejtuar atij…

Lajme

06/11/2026 10:17

Xheneta Sadiku, aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje nga Mitrovica dhe zyrtare në kabinetin e ministrit të Bujqësisë, ka shprehur publikisht admirimin e saj për kryeministrin Albin Kurti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sadiku ka ndarë një moment nga takimi me Kurtin, i cili po dhuronte gjak, duke zbuluar edhe fjalët që ia kishte drejtuar atij në atë rast, transmeton lajmi.net.

Ajo i është drejtuar kryeministrit me një mesazh emocional, duke e vlerësuar për atë që, sipas saj, ka dhënë për vendin.

“Inshallah na bie hise të kemi pak nga gjaku yt, o njeri i mirë, që kaq shumë i ke dhënë Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sadiku./lajmi.net/