Aktivisti i LDK-së, rreth gjysmë milioni euro borxh Komunës së Prishtinës

Në qeverisjen e kryeqytetit, Isa Mustafa nuk i ngacmoi shumë aktivistët e LDK-së që kishin borxhe ndaj Komunës së Prishtinës.

Lajme

29/09/2014 10:01

Qeverisja e re komunale që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, po pretendon se një aktivist i LDK-së ua ka borxh rreth gjysmë milioni euro, në emër të taksës së lejes së ndërtimit.

Nexhat Rexhepi, apo siç njihet ndryshe Nexhat Dumnica, figuron që i ka Komunës së Prishtinës fiks 473,757.80 euro borxh për lejen e ndërtimit të një objekti në lagjen ‘Arbëria 3’, shkruna gazeta Tribuna.

Sipas të dhënave të Komunës, Rexhepi që është pronar i kompanisë ndërtuese të komplekseve banesore “Dumnica Group”, është dashur t’ia kthejë komunës paratë më datë 08.01.2010.

Rexhepi që vjen nga fshati Dumnicë e Podujevës sikurse edhe ish-kryetari i Asamblesë së Prishtinës, Sami Hamiti, prej kohës sa e ka të shënuar borxhin në komunë, është parë në shumë aktivitete të LDK-së bashkë me Isa Mustafën e krerë tjerë.