Aktivisti Eroll Shporta premton ta bëjë ‘Shesh-Besh”-in lojë olimpike
Eroll Shporta, aktivist i njohur nga Prizreni, është bërë pjesë e listës së kandidatëve të Partisë së Fortë për deputet në Kuvendin e Kosovës. Shporta premtoi se, me të marrë pushtetin, do të punojë që ta shndërrojë Shesh-Besh-in në lojë olimpike.

Lajme
Shporta theksoi se rasti i tij është i veçantë, pasi që ai nga dy organizata të ndryshme futet në një parti, për dallim të aktivistëve të tjerë të shoqërisë civile në Kosovë që nga një organizatë futen në dy apo më shumë parti.
Shporta është aktivist në organizatat LABIRINT dhe DOKUFEST, dhe është një nga krerët e festivalit ndërkombëtar të filmit DOKUFEST në Prizren.
Ai, gjatë solemnitetit të nënshkrimit, insistoi që për involvimin e tij në politikë të përdoret fjala ATERIM, në mënyrë të reflektohet sa më qartë fortësia e tij dhe e subjektit në të cilin ai ateron.