Aktivistët thirrje Vjosa Osmanit: Mos e prano çelësin e qytetit nga Veliaj, shkatërroi Tiranën

Aktivistët e teatrit kanë një thirrje publike për Vjosa Osmanin.

ShowBiz

17/12/2020 18:18

Aktivistët e kauzës së Teatrit i kanë bërë thirrje publike ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, që të mos e pranojë çelësin e Tiranës nga kryebashkiaku Erion Veliaj, shkruan lajmi.net.

Në një postim të gjatë, aktivistët kanë renditur një sërë akuzash për Veliun, lidhur me shpërdorim detyre dhe shkatërrim të pronës publike.

Po ashtu, në atë postim thuhet se Veliaj ka mbi shpinë vrasjen e Ardit Gjoklajt, dhe gjithashtu thuhet se shkatërroi kryeqytetin, Tiranën.

Postimi i aktivistëve përmend shembjen e teatrit dhe shumë gjëra të tjera.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË:

“Miq të teatrit, qytetarë dhe aktivistë, sipas njoftimit të dalë nga mediat, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës njëkohësisht Presidentja në detyrë, Zonja Vjosa Osmani, nesër takon kryetarin e Bashkisë Tiranë, për të marrë çelsin e qytetit. Ne si aktivistë dhe qytetare, kemi marrë nismën t’i kërkojmë  Zj.Osmani ta refuzojë çelsin nga Erion Veliaj, vrasësin e teatrin dhe shkatërruesin e Tiranës. Bashkohuni me ne, në këtë kërkesë duke bërë like në postim. Thirrja më pas do të postohet në murin e facebook të Zj.Osmani bashkë me emrat tuaj.

Thirrje Presidentes së Republikës së Kosovës, znj.Vjosa R. Osmani, këto ditë për vizitë në Tiranë:

Zonja Vjosa R. Osmani, mos e pranoni Çelësin e Qytetit nga ekzekutori dhe varrmihësi i qytetit të Tiranës

Erion Veliaj premtoi në fushatën zgjedhore të 2015-ës që nuk do të jepte asnjë leje ndërtimi. Ai dha disa qindra të tilla në vitet e sundimit të tij mbi Tiranën. Nisi shkatërrimin e Parkut të Liqenit duke përdorur dhunën policore kundër aktivistëve. Shembi stadiumin dhe dha lejen për një kullë përbindësh me stadium të keq brenda. Shembi kompleksin e Teatrit Kombëtar pasi ai kishte 2 vjet e gjysmë që mbrohej nga qytetarët, natën, pabesisht, duke ushtruar dhunë mbi qytetarët që e mbronin atë. Po zhduk simbolin e Tiranës, Kullën e Sahatit duke dhënë lejen e ndërtimit për një kullë përbindësh pas saj. Po shkatërron gjurmët e themelimit të qytetit, duke shpërfytyruar historinë e tij.

Erion Veliaj, prej vitit 2019 ka me vete, në rastin më të mirë, vetëm 15% të votave të qytetareve të Tiranës (opozita shprehet se ka vetëm 8% të votave), dalë nga zgjedhje të kontestuara monopartiake. Një kryeqytet nuk mund të shkatërrohet duke pasur me vete 15% të votave të qytetarëve të tij.

Erion Veliaj është i përndjekur moralisht nga opinioni publik për shkak të vrasjes në landfillin e Sharrës të djalit 17-vjeçar Ardit Gjoklaj, një i mitur, i cili u shtyp nga buldozeri natën teksa punonte në turnin e tretë, në kushte të rënda dhe të paverifikuara, për të nxjerrë bukën e gojës për familjen.

Sipas programit të vizitës së parë tuajën zyrtare në Tiranë, publikuar në mediat shqiptare, rezulton se më 18 dhjetor në orën 11:00 është parashikuar që Erion Veliaj t’ju japë Çelësin e Tiranës. Si qytetare të Tiranës thirrja jonë për ju është:

Zonja Osmani, mos e pranoni Çelësin e Qytetit nga ekzekutori dhe varrmihësi i qytetit të Tiranës!”. /Lajmi.net/

 

Miq të teatrit, qytetarë dhe aktivistë, sipas njoftimit të dalë nga mediat, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës njëkohësisht…

Posted by Ne Jemi Teatri on Thursday, December 17, 2020