Aktivistët bllokojnë zyrën e profesorit të UP-së: Xhevat Krasniqi, nuk ke vend në UP

Aktivistët e Lëvizjes Feministe Studentore, kanë bllokuar me ngjitës zyrën e profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi. “Xhevat Krasniqi, nuk ke vend në UP” dhe “Skenë krimi, mos kalo”, janë dy mesazhet që kjo organizatë i ka vendosur pranë derës së zyrës së tij në Fakultetin e Edukimit. “Ende nuk ka vendim për rastin…

Lajme

23/04/2024 12:43

Aktivistët e Lëvizjes Feministe Studentore, kanë bllokuar me ngjitës zyrën e profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi.

“Xhevat Krasniqi, nuk ke vend në UP” dhe “Skenë krimi, mos kalo”, janë dy mesazhet që kjo organizatë i ka vendosur pranë derës së zyrës së tij në Fakultetin e Edukimit.

“Ende nuk ka vendim për rastin e profesorit të denoncuar për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi. Ai është suspenduar dy herë për ngacmim seksual, njëherë nga Universiteti i Gjakovës, e herën tjetër nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

Ai nuk mund të vazhdoj të mbaj ligjërata në Universitet. Andaj si duhet as zyra, vendi ku shumë vajza kanë dëshmuar që janë ngacmuar.

Ngacmimi seksual është krim!”