Aktgjykimi i Kushtetueses publikohet në Gazetën Zyrtare, seanca duhet të thirret më së largu deri të mërkurën
Gjykata Kushtetuese e ka publikuar aktgjykimin e plotë në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Aktgjykimi përcakton qartë se nga publikimi i plotë konstituimi i Parlamentit duhet të bëhet brenda 30 ditësh. Aty, specifikohet se pas publikimit në Gazetën Zyrtare, vazhdimi i seancës duhet të thirret më së largu 48 orë. Aktgjykimi konstaton se kryesuesi…

Lajme
Gjykata Kushtetuese e ka publikuar aktgjykimin e plotë në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Aktgjykimi përcakton qartë se nga publikimi i plotë konstituimi i Parlamentit duhet të bëhet brenda 30 ditësh.
Aty, specifikohet se pas publikimit në Gazetën Zyrtare, vazhdimi i seancës duhet të thirret më së largu 48 orë.
Aktgjykimi konstaton se kryesuesi Avni Dehari kishte uzurpuar proceduralisht seancën.
Në Aktgjykim është urdhëruar kthimi në rend të ditës, përkatësisht në votim të hapur dhe se e drejta e kandidimit për Kryetar të Kuvendit është reduktuar në tri herë, pas 54 herë rrëzimesh të Albulena Haxhiut.