Aktakuzë në ditën e lindjes, seancë në Ditën e Flamurit, Krasniqi: Specialja tenton ta godasë emocionalisht Thaçin

Pas seancës së sotme në Speciale, ka reaguar edhe Albert Krasniqi. Krasniqi tha se në ditën e lindjes së Hashim Thaçit u ngrit aktakuza, kurse në ditën e lindjes së Flamurit Kombëtar, caktohet seancë gjyqësorë. Ai tha se këto nuk janë rastësi dhe se simbolikat me të cilat po komunikon Specialja ndaj Thaçit krijojnë përshtypjen…

Lajme

28/11/2025 12:41

Pas seancës së sotme në Speciale, ka reaguar edhe Albert Krasniqi.

Krasniqi tha se në ditën e lindjes së Hashim Thaçit u ngrit aktakuza, kurse në ditën e lindjes së Flamurit Kombëtar, caktohet seancë gjyqësorë.

Ai tha se këto nuk janë rastësi dhe se simbolikat me të cilat po komunikon Specialja ndaj Thaçit krijojnë përshtypjen e një qasje që synon më shumë ta godasë emocionalisht dhe ta poshtërojnë simbolikisht, transmeton lajmi.net.

“Në ditën e lindjes së tij, ngritet aktakuza. Në ditën e lindjes së Flamurit Kombëtar, caktohet seancë gjyqësore. Këto nuk janë rastësi. Simbolikat me të cilat po komunikon Gjykata Speciale ndaj Presidentit Thaçi krijojnë përshtypjen e një qasjeje që synon më shumë ta godasë emocionalisht dhe ta poshtërojë simbolikisht, sesa të administrojë drejtësi në mënyrë të paanshme”,deklaroi ai, transmeton lajmi.net.

Tutje Krasniqi tha se në vend që të ndërtojë besim përmes transparencës , kjo gjykatë po dërgon mesazhe që nxisin dyshime të thella.

“Në vend që të ndërtojë besim përmes transparencës dhe profesionalizmit, kjo gjykatë po dërgon mesazhe që nxisin dyshime të thella për motivet e saj dhe për mënyrën se si po e menaxhon këtë proces”./Lajmi.net/