Aktakuzë ndaj tre personave që posedonin 145 kilogramë drogë

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka ndritur aktakuzë kundër tre të pandehurve, B.G., M.G., dhe R.U., për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Lajme

31/12/2018 13:02

Sipas aktakuzës, tre të pandehurit, B.G., M.G., dhe R.U., me datën 29 shtator të vitit 2018, në bashkëkryerje kanë transportuar substanca narkotike, me qëllim të shitjes, në atë mënyrë që pasi i pandehuri B.G.,  një ditë me herët kishe marr informacione se ngarkesa me narkotik nga Republika e Shqipërisë kishte hyrë në Kosovë, i njëjti i lajmëron dy të pandehurit M.G., dhe R.U., ku që te tre me veturën e tipi “Opel Mariva” marrin rrugë nga Serbia për në Kosovë,  e ku me pas në rrugën Pejë-Deçan, marrin rimorkion e ngarkuar me narkotikë, dhe gjatë kthimit për në Serbi, hetohen nga Policia e Kosovës e cila ju vihet në ndjekje dhe arrijnë ti ndalojnë dhe arrestojnë, me ç’rast gjatë kontrollit të automjetit dhe rimorkios gjendjet 145 kilogram narkotik të llojit marihuanë.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë  përmbushur elementet e veprës  penale të përshkruar si me lartë, thuhet tutje në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat  penale të cilat ju vihen në barrë. /Lajmi.net/