Aktakuzë ndaj tre personave për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar dy aktakuza në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj tre personave, për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”. Në aktakuzën e parë, i pandehuri I.U., akuzohet se, nga viti 2021 e deri më 23.10.2024, përmes rrjetit social “Facebook”, ka shpërndarë materiale me përmbajtje nacionaliste. Ndërsa, më 23.10.2024,…

Lajme

18/11/2025 15:40

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar dy aktakuza në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj tre personave, për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Në aktakuzën e parë, i pandehuri I.U., akuzohet se, nga viti 2021 e deri më 23.10.2024, përmes rrjetit social “Facebook”, ka shpërndarë materiale me përmbajtje nacionaliste.

Ndërsa, më 23.10.2024, gjatë kontrollit policor në veturën e tij, i janë gjetur dhe sekuestruar katër çanta me materiale të ndryshme, si fanella 148 kartëvizita me përmbajtje nxitëse dhe përçarese, që do të mund të shkaktonin prishje të rendit publik.

Ndërsa në rastin e dytë, të pandehurit K.B., dhe M.J. akuzohen se, në vitin 2020, përmes rrjetit social “Facebook”, kanë shfaqur një video në parkun e qytetit në Gjakovë, me përmbajtje nxitëse dhe me qëllim që të shkaktojnë përçarje mes grupeve kombëtare dhe etnike.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohem sipas ligjeve në fuqi.