Aktakuzë ndaj S.A. për krime lufte, dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 13 civilëve në Gjilan
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj S.A. për veprën penale të “Krimit të luftës kundër popullsisë civile”. Sipas aktakuzës, i pandehuri S.A. akuzohet se gjatë periudhës 1998-1999 në fshatin Llashticë, komuna e Gjilanit, në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të forcave policore, paramilitare dhe ushtarake serbe, ka kryer krime lufte ndaj popullsisë…
Lajme
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj S.A. për veprën penale të “Krimit të luftës kundër popullsisë civile”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri S.A. akuzohet se gjatë periudhës 1998-1999 në fshatin Llashticë, komuna e Gjilanit, në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të forcave policore, paramilitare dhe ushtarake serbe, ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar, raporton lajmi.net
Prokuroria ka propozuar që gjykimi të zhvillohet në mungesë të të pandehurit, duke theksuar seriozitetin e akuzave dhe rëndësinë e ndjekjes penale për krimet e kryera gjatë luftës.
Ky veprim vjen si pjesë e përpjekjeve të autoriteteve kosovare për të ndjekur përgjegjësinë penale për krimet e luftës dhe për të garantuar drejtësi për viktimat e konfliktit./Lajmi.net/