Aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë, dyshohet se posedonte mbi 449 gramë kokainë dhe merrej me shitjen e armëve

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë ndaj një të pandehuri me inicialet S.P. Sipas pikës I të dispozitivit të aktakuzës ndër të tjera ceket se i pandehuri me inicialet S.P., më parë e gjerë më datë 06.05.2025  në Gjakovë, pa autorizim dhe me qëllim të shitjes, ka poseduar substancë narkotike të llojit kokainë. Gjatë…

Lajme

20/07/2026 16:22

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë ndaj një të pandehuri me inicialet S.P.

Sipas pikës I të dispozitivit të aktakuzës ndër të tjera ceket se i pandehuri me inicialet S.P., më parë e gjerë më datë 06.05.2025  në Gjakovë, pa autorizim dhe me qëllim të shitjes, ka poseduar substancë narkotike të llojit kokainë. Gjatë zbatimit të masave të fshehta të hetimit është regjistruar duke komunikuar për shitblerjen e narkotikëve, ndërsa gjatë bastisjes janë sekuestruar gjithsej 449.16 gramë kokainë, një peshore elektronike dhe mjete të tjera që dyshohet se janë përdorur për paketimin e substancave narkotike. Me këto veprime ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas pikës II të dispozitivit të aktakuzë ndër të tjera cekët se i pandehuri me inicialet S.P., në kundërshtim me Ligjin për Armët të Republikës së Kosovës, në fshatin Mejë, Komuna e Gjakovës, ka mbajtur në posedim pa autorizim një armë zjarri, municion dhe pjesë të armëve, të cilat janë sekuestruar gjatë bastisjes nga zyrtarët policorë. Me këto veprime ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas pikës III të dispozitivit të aktakuzës, ndër të tjera cekët se i pandehuri me inicialet S.P., më parë e gjerë më datë 06.05.2025 në fshatin Mejë, Komuna e Gjakovës, pa autorizim është marrë me shitjen dhe ndërmjetësimin e shitjes së armëve dhe municionit për persona të ndryshëm. Dyshimet mbështeten në provat e siguruara gjatë zbatimit të masave të fshehta të hetimit dhe nga ekzaminimi i telefonit të tij, përmes të cilave është dokumentuar komunikimi lidhur me shitjen dhe ndërmjetësimin e armëve. Me këto veprime ka kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, nga neni 364, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë rast, është propozuar edhe konfiskimin i dy (2) automjeteve: një (1) automjet të markës Volkswagen Golf 7 dhe një (1) automjet të markës Volkswagen Golf 8. Po ashtu është propozuar konfiskimi i shumës prej 2,325 eurosh, para të gatshme.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale që i vihen në barrë.