Aktakuzë ndaj 6 personave, si grup kriminal planifikuan vrasjen e një personi dhe sulmet me mjete shpërthyese ndaj bizneseve që lidheshin me viktimën
Prokuroria Speciale Kosovës, ka dorëzuar një aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër gjashtë të pandehurve: A.H., D.R., D.M., F.Q., Sh.K. dhe R.B., për veprat penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, veprimet përgatitore për vrasjen e rëndë, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, Falsifikimi i dokumenteve dhe posedimi…
Lajme
Prokuroria Speciale Kosovës, ka dorëzuar një aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër gjashtë të pandehurve: A.H., D.R., D.M., F.Q., Sh.K. dhe R.B., për veprat penale:
“Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, veprimet përgatitore për vrasjen e rëndë, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, Falsifikimi i dokumenteve dhe posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, thuhet në njoftim.
Sipas aktakuzës, gjatë periudhës dhjetor 2024 – shkurt 2025, duke vepruar si grup kriminal i organizuar, dyshohen se kanë planifikuar dhe ndërmarrë veprime për kryerjen e vrasjes së rëndë të një personi. Po ashtu, dyshohen se kanë planifikuar sulme me armë zjarri dhe mjete shpërthyese ndaj bizneseve të lidhura me të dëmtuarit, me qëllim të shkaktimit të dëmit material, frikësimit të viktimave dhe demonstrimit të fuqisë së grupit kriminal.
Po ashtu gjithnjë sipas aktakuzës secili nga të akuzuarit ka pasur role të caktuara në realizimin e planit kriminal, i cili është parandaluar si rezultat i veprimeve hetimore.
Prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar në luftimin e krimit të organizuar dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar për kryerjen e veprave të rënda penale./Lajmi.net/