Aktakuza për dëm 37 milionë euro, Nagip Krasniqi del para gjykatës
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca fillestare ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, Ymer Dagushës si dhe Isuf Zejnës, të akuzuar për keqpërdorime në KEK. Seanca e kaluar për këtë rast ka dështuar pasi mungoi i akuzuari, Ymer Dagusha. Prokuroria Themelore e Prishtinës më 30 dhjetor të vitit të…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/96121738919149-1.jpg)
Lajme
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca fillestare ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, Ymer Dagushës si dhe Isuf Zejnës, të akuzuar për keqpërdorime në KEK.
Seanca e kaluar për këtë rast ka dështuar pasi mungoi i akuzuari, Ymer Dagusha.
Prokuroria Themelore e Prishtinës më 30 dhjetor të vitit të kaluar ka ngritur aktakuzë të re kundër ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi si dhe Ymer Dragushës dhe Isuf Zejnës.