Aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit dhe tre të tjerëve për rezervat shtetërore, LDK sot mban konferencë për media

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka paralajmëruar se do të mbajë një konferencë për media sot në orën 15:00, në Selinë Qendrore të partisë. Sipas njoftimit, tema e konferencës do të jetë ngritja e aktakuzës lidhur me keqpërdorimin e rezervave shtetërore, çështje që ka ngjallur debat të gjerë publik ditëve të fundit, raporton lajmi.net Nga…

Lajme

13/11/2025 12:46

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka paralajmëruar se do të mbajë një konferencë për media sot në orën 15:00, në Selinë Qendrore të partisë.

Sipas njoftimit, tema e konferencës do të jetë ngritja e aktakuzës lidhur me keqpërdorimin e rezervave shtetërore, çështje që ka ngjallur debat të gjerë publik ditëve të fundit, raporton lajmi.net

Nga LDK pritet të japin qëndrimin e tyre mbi zhvillimet e fundit që lidhen me këtë rast dhe përgjegjësitë institucionale që, sipas partisë, kanë ndikuar në keqmenaxhimin e rezervave të shtetit./Lajmi.net/