Aksioni tek Agjencia Shtetërore e Arkivave- dyshohet për zhdukjen e dokumentacioneve të rëndësishme
Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës kanë zbarkuar sot në disa prej agjencive shtetërore. Aksioni ka të bëjë me një bastisje që po kryhet në Agjencinë Shtetërore të Arkivave, e që sipas informacioneve të para pritet të zgjerohet edhe në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, si dhe në Institutin për Krime të Kryera gjatë luftës…

Lajme
Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës kanë zbarkuar sot në disa prej agjencive shtetërore.
Aksioni ka të bëjë me një bastisje që po kryhet në Agjencinë Shtetërore të Arkivave, e që sipas informacioneve të para pritet të zgjerohet edhe në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, si dhe në Institutin për Krime të Kryera gjatë luftës në Kosovë.
Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se aksioni ka të bëjë me dyshimet për zhdukjen e disa dokumentacioneve të rëndësishme.
Lajmi.net ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Prokuroria në lidhje me këtë aksion, por deri në momentin e publikimit nuk ka pasur asgjë zyrtare./Lajmi.net/
https://www.facebook.com/stories/106631528164967/UzpfSVNDOjYxODUyODExMTI4NDQ1Nw==/?view_single=1