Aksioni te Ministria e Infrastrukturës, Policia: Dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Policia e Kosovës dhe Prokuroria po realizojnë një aksion tek Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Në lidhje me këtë aksion, detaje për lajmi.net ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Ai ka thënë se po kryhen hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. “Policia e Kosovës me…

Lajme

12/06/2025 10:27

Policia e Kosovës dhe Prokuroria po realizojnë një aksion tek Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Në lidhje me këtë aksion, detaje për lajmi.net ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai ka thënë se po kryhen hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, ka thënë Kelani. /Lajmi.net/