Aksioni policor në Shtërpcë, ja çfarë u konfiskua deri tani

Policia e Kosovës nga mëngjesi ka nisur një aksion kundër strukturave ilegale në katër lokacione të Shtërpcës për largimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale dhe sekuestrimin e disa dokumentacioneve.

Lajme

07/07/2022 11:47

Aktualisht aksioni po vazhdon në qendrën e kësaj komune ku policia e Kosovës po sekuestron disa dokumentacione nga objekti i strukturave paralele, ku më pas po i vendosin në një kamion.

Prokurori i rastit, Rasim Maloku tha për KosovaPress se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar materialet dhe pajisjet e kamera të sigurisë të vendosura nga strukturat paralele.
“Operacioni po zhvillohet në katër lokacione ne objektin e strukturave ilegale në TV Herc dhe në një shkollë edhe tek vendet ku janë të vendosura kamerat e sigurisë ku i kanë vendosur strukturat paralele. Janë sekuestruar të gjitha materialet dhe pajisjet dhe në një shkollë është gjetur një pajisje për monitorim të ketabe të sigurisë nga strukturat ilegale tash për tash të arrestuar nuk do të ketë meqë drejtori i Tv herc është në arrati, drejtori i shkollës do të thirret për intervistim kurse ish-kryetari i komunës është në pataburgim”, tha ai.

Tutje ai tha se dokumentacione do të regjistrohen nga forenzika.

“Të gjitha dokumentacionet janë duke u bartur dhe do të regjistrohen nga forenzika”, tha ai.