Aksioni policor në Fushë-Kosovë/ Arrestohet një person

Një person është arrestuar, pas një aksioni policor që zuri vend në Fushë-Kosovë. Aksioni u zhvillua në afërsi të Qendrës Kryesore Familjare, ku fillimisht u raportua mbi dyshime për një mjet shpërthyes. Njësitet policore vendosën shiritat dhe siguruan zonën, teksa ekipet përkatëse nisën hetimet. Aksioni po zhvillohet tash e ca orë dhe para pak çastesh…

Lajme

13/10/2026 20:30

Një person është arrestuar, pas një aksioni policor që zuri vend në Fushë-Kosovë.

Aksioni u zhvillua në afërsi të Qendrës Kryesore Familjare, ku fillimisht u raportua mbi dyshime për një mjet shpërthyes.

Njësitet policore vendosën shiritat dhe siguruan zonën, teksa ekipet përkatëse nisën hetimet.

Aksioni po zhvillohet tash e ca orë dhe para pak çastesh rezultoi me një arrestim.