Aksioni policor “Droni” në Gjakovë, iu merren përkohësisht patentë-shoferët 125 shoferëve dhe shqiptohet 752 gjoba për 6 ditë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë po vazhdon me aktivitete të shtuara policore me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) ka njoftuar se ka zbatuar me sukses planin operativ “DRONI”, i fokusuar në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve, sidomos atyre që kryejnë tejkalime të…

Lajme

12/03/2025 11:49

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë po vazhdon me aktivitete të shtuara policore me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) ka njoftuar se ka zbatuar me sukses planin operativ “DRONI”, i fokusuar në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve, sidomos atyre që kryejnë tejkalime të rrezikshme.

Në kuadër të këtij plani gjashtë (6) ditor janë shqiptuar 752 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë:

Shpejtësinë mbi normat e lejuara, përdorimin e telefonit gjatë ngasjes, mos vendosjen e rripit të sigurisë gjatë ngasjes etj.

Ndërsa, 125 shoferëve u janë marrë përkohësisht patentë shoferët dhe u është shqiptuar masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjetit motorik. Kjo masë është marrë ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit, si: tejkalime në zona të ndaluara, tejkalime të kolonës së mjeteve duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve në trafik etj.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë me zbatimin e masave preventive dhe ndëshkuese për të garantuar një trafik më të sigurt për të gjithë qytetarët. Andaj apelojmë tek të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e trafikut, të shmangin tejkalimet e rrezikshme dhe të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme rrugore”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë i Policisë: