Aksioni për naftën – Arrestohen 9 persona, sekuestrohen 15 mijë euro, 5 autobote për transport të derivateve dhe armë
Prokuroria Speciale, Policia e Kosovës, Dogana dhe ATK-ja me anë të një komunikate të përbashkët kanë dhënë detaje për aksionin e sotshëm kundër krimit të organizuar. Sipas komunikatës, 9 persona janë arrestuar dhe janë kryer kontrolla në 21 lokacione, transmeton lajmi.net. “Ky operacion është zhvilluar në kuadër të veprimeve procedurale hetimore. Pas grumbullimit të informacioneve…
Lajme
Prokuroria Speciale, Policia e Kosovës, Dogana dhe ATK-ja me anë të një komunikate të përbashkët kanë dhënë detaje për aksionin e sotshëm kundër krimit të organizuar.
Sipas komunikatës, 9 persona janë arrestuar dhe janë kryer kontrolla në 21 lokacione, transmeton lajmi.net.
“Ky operacion është zhvilluar në kuadër të veprimeve procedurale hetimore. Pas grumbullimit të informacioneve dhe sigurimit të provave, është krijuar dyshimin e arsyeshëm se të arrestuarit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke paraqitur dokumenteve të rreme lidhur me tatimet, si dhe duke realizuar shitje dhe transaksione fiktive të derivateve të naftës.”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Po ashtu, gjatë aksionit janë sekuestruar 15 mijë euro, 5 vetura, 5 autobot për transport të derivateve , 2 armë zjarri etj.
Të dyshuarit akuzohen për kryerjen e veprave penale si: Shpëlarje e parave; Kontrabandimi I mallrave në bashkëkryerje; Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar; Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin dhe Shmangie nga tatimi.
Komunikata e plotë:
Komunikatë e përbashkët e Prokurorisë Speciale, Policisë së Kosovës, Doganës dhe ATK-së
Prishtinë, 01 korrik 2026- Operacioni policor kundër krimit të organizuar, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe Drejtoria për hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës, me asistimin e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e 9 personave.
Bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë kryer kontrolle në 21 lokacione.
Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit është gjetur dhe sekuestruar:
· 15 mijë euro;
· 5 vetura;
· 5 autobot për transport të derivative;
· 2 armë zjarri;
· 54 fishekë;
· Pajisje elektronike;
· Dokumente të ndryshme dhe prova të tjera relavante për rastin
301 euro në kartëmonedha prej 2 eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Në këtë operacionin policor kanë marrë pjesë njësitë relevante të Policisë, Doganës dhe ATK-ja.
Hetimet e përbashkëta kanë çuar në arrestimin e F.M., F.M., M.M., S.K., N.B., D.M., A.M., N.M., dhe G.Q., të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale:
· Shpëlarje e parave;
· Kontrabandimi I mallrave në bashkëkryerje;
· Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar;
· Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin dhe
· Shmangie nga tatimi.
Ky operacion është zhvilluar në kuadër të veprimeve procedurale hetimore. Pas grumbullimit të informacioneve dhe sigurimit të provave, është krijuar dyshimin e arsyeshëm se të arrestuarit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke paraqitur dokumenteve të rreme lidhur me tatimet, si dhe duke realizuar shitje dhe transaksione fiktive të derivateve të naftës./lajmi.net/