Aksioni për mashtrimet nga ish-drejtorët e Byrosë Kosovare të Sigurimeve zgjerohet edhe tek “Reforma sh.p.k”

Mbi 40 persona po hetohen në lidhje me keqpërdorimet që ishin bërë nga ish-drejtorët e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku dhe Valon Berisha. Mazreku dhe Berisha dyshohet se përmes bashkëpunimit me persona të tjerë të dyshimtë kanë përfituar miliona euro. Dyshja kishin bërë transaksione të shumta bankare bashkë me personat e tjerë, në vlera…

Lajme

08/01/2026 14:55

Mbi 40 persona po hetohen në lidhje me keqpërdorimet që ishin bërë nga ish-drejtorët e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku dhe Valon Berisha.

Mazreku dhe Berisha dyshohet se përmes bashkëpunimit me persona të tjerë të dyshimtë kanë përfituar miliona euro.

Dyshja kishin bërë transaksione të shumta bankare bashkë me personat e tjerë, në vlera të larta mijëra euro.

Përfitimet e tyre thuhet të kenë arritur në vlera milionëshe.

Nga aksioni i sotëm janë arrestuar 39 persona dhe janë bllokuar para në vlerë mbi 1 milion euro.

Por storia nuk përfundon këtu.

Hetimet që nisën në Byronë Kosovare të Sigurimeve vazhdojnë edhe tek një kompani tjetër e njohur si “reforma SH.P.K”, e që vepron në sektorin e shitblerjes së veturave, servisimit dhe riparimeve pas aksidenteve.

Madje mashtrimet që Mazreku dhe Berisha kishin bërë lidhen pikërisht me çështjet e aksidenteve shpesh herë të pandodhura fare, por që shpërblimet mijëra euro merrnin personat e caktuar nga BKS-ja.

“Reforma SH.P.K.” njihet publikisht si: biznes që merret me shitblerjen e veturave, shitës dhe servis i autorizuar për brendet Volkswagen (VW) dhe Audi, kompani që kryen riparime profesionale të veturave pas aksidenteve, por edhe shërbime të tjera teknike dhe mekanike.

Pikërisht kjo veprimtari afariste, sipas burimeve, është vënë në fokus të drejtpërdrejtë të hetimit, për shkak të dyshimeve se struktura e kompanisë dhe dokumentacioni afarist janë përdorur në mënyrë të kundërligjshme.

E aksioni i sotëm theksohet të jetë zhvilluar në çdo komunë të vendit. Hetimet tani po vazhdojnë edhe tek “Reforma”, e që në ARBK pikërisht ky emër ka disa biznese të regjistruara, e disa prej tyre janë tanimë figurojnë si biznese të shuara.

I çuditshëm është fakti se dyshohet se krimi në këtë rast është organizuar e zhvilluar në disa komuna, ashtu siç edhe janë të regjistruara disa biznese në këtë emër./Lajmi.net/

Kryeprokurori: Të dyshuarit kryen qindra transaksione të dyshimta, dëmi i shkaktuar në BKS mbi 1 milion euro- në pranga janë edhe Mazreku dhe Berisha