Aksioni “Operacionalja 51”: Policia shqiptare kap pjesëtarin e organizatës kriminale në Itali

Policia e Shtetit ka njoftuar për finalizimin e operacionit policor të koduar si “Operacionalja 51”, për kapjen e pjesëtarit të një organizate kriminale në Itali. Si rezultat i bashkëpunimit me strukturat e Policisë italiane, të koordinuar nga rrjeti ndërkombëtar ENFAST, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale arrestuan të dyshuarin në aksin rrugor “Fier-Vlorë”.…

Lajme

30/06/2025 12:01

Policia e Shtetit ka njoftuar për finalizimin e operacionit policor të koduar si “Operacionalja 51”, për kapjen e pjesëtarit të një organizate kriminale në Itali.

Si rezultat i bashkëpunimit me strukturat e Policisë italiane, të koordinuar nga rrjeti ndërkombëtar ENFAST, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale arrestuan të dyshuarin në aksin rrugor “Fier-Vlorë”.

Sipas Policisë, bëhet fjalë për shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, O. K., 20 vjeç, banues në Ballsh.

“Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, vepër për të cilën Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim. Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 20-vjeçarit, në Itali.”