Aksioni në veri të vendit ku u gjetën armë, Sveçla: Vazhdojmë pa asnjë kompromis goditjen ndaj kriminaliteteve që cenojnë sigurinë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla ka reaguar në lidhje me kapjen e shumë armëve në veri të Kosovës. Sveçla tha se nuk ka asnjë kompromis ndaj goditjes së kriminelëve që cenojnë sigurinë e qytetarëve të Kosovës, transmeton lajmi.net. Ai tha se në Mitrovicë të Veriut dhe Zvecan sot është realizuar një…

Lajme

07/05/2025 12:10

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla ka reaguar në lidhje me kapjen e shumë armëve në veri të Kosovës.

Sveçla tha se nuk ka asnjë kompromis ndaj goditjes së kriminelëve që cenojnë sigurinë e qytetarëve të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Ai tha se në Mitrovicë të Veriut dhe Zvecan sot është realizuar një operacion policor nga ku është identifikuar një punëtori në të cilën janë modifikuar armë të llojeve të ndryshme.

Ai theksoi se kjo veprimtari dhe çdo tjetër do të luftohen deri në fund.

Reagimi i plotë:

Vazhdojmë pa asnjë kompromis goditjen ndaj kriminaliteteve që cënojnë sigurinë qytetarëve tanë dhe Republikës sonë.

Në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan sot është realizuar një operacion policor nga i cili është identifikuar një punëtori në të cilën janë modifikuar armë të llojeve të ndryshme. Në po atë lokacion dhe në të tjerë janë gjetur armë të llojeve të ndryshme, municion dhe armë në proces të modifikimit.

Kjo veprimtari dhe çdo tjetër do të luftohen deri në fund, e veçanërisht kur të njejtat zhvillohen për të penguar e ndaluar punën e zyrtarëve tanë që garantojnë sundim të rendit e ligjit dhe siguri për vendin tonë.

Ndaj të arrestuarve që kanë zhvilluar këtë veprimtari pres dënim meritor e pa dilemë, që të fuqizojë përpjekjet tona për një Republikë të sigurt./Lajmi.net/