Aksioni në Kaçanik për vrasjen e policit Lika- Të dyshuarit ishin arrestuar më parë për prirje ekstremiste- njëri nga sot mbushi 18 vjeç

Në konferencën e mbajtur sot për media nga Policia  e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj janë dhënë detaje shtesë në lidhej me aksionin policor të mbajtur sot në Kaçanik në lidhje me hetimet për vrasjen e ndodhur më 1 prill ku është lënë pa shenja jete nga të shtënat me armë zjarri rreshteri policor,…

Lajme

21/04/2025 11:53

Në konferencën e mbajtur sot për media nga Policia  e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj janë dhënë detaje shtesë në lidhej me aksionin policor të mbajtur sot në Kaçanik në lidhje me hetimet për vrasjen e ndodhur më 1 prill ku është lënë pa shenja jete nga të shtënat me armë zjarri rreshteri policor, Muhamed Lika.

Ndër të tjerash u theksua se janë arrestuar 7 persona të dyshimtë, në mesin e tyre edhe një ish-pjesëtar i FSK-së.

Po ashtu drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha njoftoi se mbetet të shihet se çfarë dihet për të arrestuarit, por se dyshohet se disa nga ta ishin edhe më herët të arrestuar si grup kriminal.

“Mbetet të shihet back-roundi i tyre pasi disa prej tyre kanë qenë të arrestuar më herët, pra të shihet se çfarë dihet. Disa kanë qenë të arrestuar më herët për prirje ekstremiste, për çështjen e terrorizmit duhet të shohim pastaj pasi hetimet duhet vazhduar, por janë persona të dyshimtë e të rrezikshëm që dyshohet se kanë kryer këtë vrasje e kanë bërë edhe organizime të tjera”,tha ai, shkruan lajmi.net.

Ndër të tjerash Hoxha konfirmoi se njëri nga të arrestuarit sot ka mbushur 18 vjeç.

“Në ndërkohë do t’u japim një komunikatë me të gjitha inicialet dhe por po mund të konfirmojmë se po njëri nga të arrestuarit sot mbush 18 vjeç”./Lajmi.net/