Aksioni në 26 parkingje në Prizren e Suharekë, Inspektorati Qendror i Punës jep detaje
Inspektorati Qendror i Punës ka realizuar aksion të përbashkët me Policinë, ATK-në dhe Inspektoratin Qendror të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Prizren dhe Suharekë. Aksioni është zhvilluar në gjithsej 26 auto-parkingje, me qëllim të verifikimit të respektimit të legjislacionit në fuqi dhe evidentimit të parregullsive që lidhen me ushtrimin e veprimtarisë së këtyre subjekteve.…
Lajme
Inspektorati Qendror i Punës ka realizuar aksion të përbashkët me Policinë, ATK-në dhe Inspektoratin Qendror të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Prizren dhe Suharekë.
Aksioni është zhvilluar në gjithsej 26 auto-parkingje, me qëllim të verifikimit të respektimit të legjislacionit në fuqi dhe evidentimit të parregullsive që lidhen me ushtrimin e veprimtarisë së këtyre subjekteve.
“Gjatë inspektimeve janë konstatuar shkelje të ndryshme, për të cilat institucionet pjesëmarrëse kanë ndërmarrë veprimet përkatëse, secila në përputhje me kompetencat, mandatin dhe përgjegjësitë e saj ligjore. Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në bashkëpunimin ndërinstitucional për forcimin e zbatimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve dhe krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të ligjshëm të punës”, ka njoftuar Inspektorati. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: