Aksioni kundër fajdes në Suharekë, arrestohet i dyshuari për fajde dhe sekuestrohet mbi 1 kg drogë
Një aksion i gjerë policor që u realizua në dhjetor të vitit të kaluar në Suharekë coi në arrestimin e disa personave të dyshimtë për fajde. Policia e Kosovës ka njoftuar nga hetimet në lidhje me këtë rast dje është kontrolluar shtëpia-objektet përcjellëse, automjeti dhe një banesë me qira e të dyshuarit mashkull kosovar, me…

Lajme
Një aksion i gjerë policor që u realizua në dhjetor të vitit të kaluar në Suharekë coi në arrestimin e disa personave të dyshimtë për fajde.
Policia e Kosovës ka njoftuar nga hetimet në lidhje me këtë rast dje është kontrolluar shtëpia-objektet përcjellëse, automjeti dhe një banesë me qira e të dyshuarit mashkull kosovar, me ç’rast si provë materiale janë gjetur dhe konfiskuar: Dy pistoleta, dy karikator me 9 copë fishekë, një armë automatike dhe 81 copa fishekë, një automjet, 1 kg e 57 gramë narkotikë të llojit marihaunë, një peshore elektronike, dy grinder dhe dy telefona mobil.
“Është arrestuar i dyshuari, i cili poashtu është i dyshuar edhe për veprën penale fajde dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”/Lajmi.net/