Aksioni i përbashkët i Policisë, Prokurorisë Speciale dhe FBI-së: Arrestohen tre të dyshuar për krim të organizuar dhe financim të terrorizmit
Policia e Kosovës, ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e përkashkët me Prokurorinë Speciale, që ka përfunduar me tre të arrestuar. Sipas njoftimit të Policisë, të arrestuarit janë A.A., S.D., dhe B.K, që dyshohen për kryerjen e disa veprave penale si më poshtë: Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar; Financim i terrorizmit;…
Lajme
Policia e Kosovës, ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e përkashkët me Prokurorinë Speciale, që ka përfunduar me tre të arrestuar.
Sipas njoftimit të Policisë, të arrestuarit janë A.A., S.D., dhe B.K, që dyshohen për kryerjen e disa veprave penale si më poshtë:
- Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar;
- Financim i terrorizmit;
- Shpëlarje e parave;
- Mashtrim;
- Detyrim;
- Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse;
- Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analogeve të tyre.
“Aksioni policor u asistua nga autoritetet e FBI-se dhe nga autoritetet policore Kanadeze( RCMP), të cilat, së bashku me prokurorin e rastit, kanë qenë të angazhuar në terren gjatë zhvillimit të aksionit. Ky aksion gjithashtu u mbështet nga zyra e OPDAT nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Me vendim të prokurorit special, personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: