Aksioni i gjerë Prokurori- IPK, AKI- Një zyrtar policor arrestohet tek “Dheu i Bardhë” dyshohet për spiunazh

Një aksion i gjerë është duke u realizuar sot nga Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë për Inteligjencë. Siç njoftoi Prokuroria Speciale operacioni lidhet nën dyshimin për spiunazh. Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se aksioni në fjalë po zhvillohet tek pika kufitare “Dheu i Bardhë”. Tanimë nën pranga raportohet…

Lajme

17/07/2025 10:52

Një aksion i gjerë është duke u realizuar sot nga Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë për Inteligjencë.

Siç njoftoi Prokuroria Speciale operacioni lidhet nën dyshimin për spiunazh.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se aksioni në fjalë po zhvillohet tek pika kufitare “Dheu i Bardhë”.

Tanimë nën pranga raportohet të jetë vënë një zyrtar i lartë policor,

I njëjti theksohet se është epror policor i cili prej kohësh ishte nën hetim të AKI-së, nën dyshimin për spiunazh dhe rrjedhje të informacioneve konfidenciale.

Operacioni është kryer në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ndërsa arrestimi është bërë nga Inspektorati Policor i Kosovës bashkë me Policinë./Lajmi.net/