Aksion shpëtimi në Bjeshkët e Nemuna: Turistes i keqësohet gjendja, ndihmohet nga ShKShMK
Një operacion shpëtimi është zhvilluar sot në rajonin e Milishevcit në Bjeshkët e Nemuna, pasi një turiste ka kërkuar ndihmë urgjente për shkak të problemeve shëndetësore. Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës njoftoi se pas pranimit të thirrjes emergjente, një ekip i shpëtuesve nga stacioni i Pejës ka arritur ta lokalizojë turistën dhe ka ndërhyrë…

Lajme
Një operacion shpëtimi është zhvilluar sot në rajonin e Milishevcit në Bjeshkët e Nemuna, pasi një turiste ka kërkuar ndihmë urgjente për shkak të problemeve shëndetësore.
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës njoftoi se pas pranimit të thirrjes emergjente, një ekip i shpëtuesve nga stacioni i Pejës ka arritur ta lokalizojë turistën dhe ka ndërhyrë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë.
Ajo pritet të evakuohet për trajtim të mëtejshëm në qendrën mjekësore më të afërt./Lajmi.net/