Aksion shkollë nga PSG-ja, Mbappe shënon gol të bukur ndaj Lens

Skuadra e Paris Saint-Germain ka shënuar dy gola ndaj Lens, në ndeshjen e xhiros së 31-të në Ligue 1. Golin e parë e shënoi Kylian Mbappe në minutën e 31’të. Sulmuesi francez shënoi  pas një aksioni tejet të bukur të nisur nga Lionel Messi, shkruan Lajmi.net Kurse golin e dytë në këtë ndeshje, e shënoi…

Sport

15/04/2023 21:40

Skuadra e Paris Saint-Germain ka shënuar dy gola ndaj Lens, në ndeshjen e xhiros së 31-të në Ligue 1.

Golin e parë e shënoi Kylian Mbappe në minutën e 31’të. Sulmuesi francez shënoi  pas një aksioni tejet të bukur të nisur nga Lionel Messi, shkruan Lajmi.net

Kurse golin e dytë në këtë ndeshje, e shënoi Vitinha në minutën e 37’të, pas asistit nga Mendes.

Kujtojmë që PSG-ja është me një lojtar më pak në fushë që na minuta e 19’të, pas kartonit të kuq nga Abdul Samed./Lajmi.net/