Aksion policor i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Kaçanik
Një aksion i gjerë policor ka filluar orët e para të mëngjesit në Kaçanik. Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë ndërmarrje një aksion në qytetin e Kaçanikut ku është bastisur një lokal që dyshohet se merret me shitjen e barnave të jashtëligjshme. Deri më tani nuk janë dhënë detaje shtesë në lidhje me aksionin,…

Lajme
Një aksion i gjerë policor ka filluar orët e para të mëngjesit në Kaçanik.
Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë ndërmarrje një aksion në qytetin e Kaçanikut ku është bastisur një lokal që dyshohet se merret me shitjen e barnave të jashtëligjshme.
Deri më tani nuk janë dhënë detaje shtesë në lidhje me aksionin, por raportohet se ky aksion në fakt lidhet me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika që ndodhi ditë më parë.
Sipas informacioneve të deritanishme zyrtarët policorë po vazhdojnë aksionin teksa nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar./Lajmi.net/