Aksion për lirimin e pronave të uzurpuara në veri, zyrtarët policorë hasin në struktura paralele
Policia e Kosovës ka realizuar sot një aksion në veri të vendit. Saktësisht policia ka asistuar me kërkesë të Komunës së Mitrovicës së Veriut në lirimin e disa pronave atje. Lajmi është bërë i ditur nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri të vendit, Veton Elshani. Elshani tha se bastisjet janë bërë në një…
Lajme
Policia e Kosovës ka realizuar sot një aksion në veri të vendit.
Saktësisht policia ka asistuar me kërkesë të Komunës së Mitrovicës së Veriut në lirimin e disa pronave atje.
Lajmi është bërë i ditur nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri të vendit, Veton Elshani.
Elshani tha se bastisjet janë bërë në një objekt banesor, derisa tha se gjatë bastisjes kanë hasur në disa struktura paralele.
“Komuna ka kërkuar intervenimin e policisë për lirimin e disa pronave. Kur kemi bërë bastisje kemi hasur në disa struktura paralele. Punëtorët janë larguar”, tha ai.
Gjithashtu ai tha se me rastin po merret Prokuroria./Lajmi.net/