Aksion pastrimi te Liqeni i Badovcit: Apelohet për kujdes nga qytetarët
Ndërmarrja Publike “Pastrimi” ka realizuar një aksion pastrimi në zonën përreth Liqenit të Badovcit, në bashkëpunim me organizatën Let’s Do It Kosova, duke larguar mbeturinat e grumbulluara në këtë hapësirë natyrore. Në një njoftim publik, nga “Pastrimi” është bërë e ditur se aksioni është përmbyllur me sukses dhe se zona është pastruar në mënyrë të…
Lajme
Ndërmarrja Publike “Pastrimi” ka realizuar një aksion pastrimi në zonën përreth Liqenit të Badovcit, në bashkëpunim me organizatën Let’s Do It Kosova, duke larguar mbeturinat e grumbulluara në këtë hapësirë natyrore.
Në një njoftim publik, nga “Pastrimi” është bërë e ditur se aksioni është përmbyllur me sukses dhe se zona është pastruar në mënyrë të plotë, duke kontribuar në mbrojtjen e ambientit dhe ruajtjen e një prej burimeve më të rëndësishme të ujit të pijes në vend.
“Përfunduam një punë të mrekullueshme. Por, kërkojmë nga ju qytetarë që të tregoni kujdes, mos hidhni mbeturina sa herë e vizitoni, sepse nga aty pimë ujë”, thuhet në apelin e ndërmarrjes.
Nga “Pastrimi” është theksuar se mbrojtja e hapësirave publike dhe e burimeve ujore është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë qytetarëve, duke bërë thirrje për vetëdijesim më të madh në ruajtjen e ambientit.
Liqeni i Badovcit, si një nga burimet kryesore të furnizimit me ujë të pijes për Prishtinën dhe rrethinë, shpesh përballet me ndotje nga mbeturinat e hedhura nga vizitorët, çka e bën të domosdoshëm angazhimin e vazhdueshëm për pastrimin dhe mbrojtjen e tij. /Lajmi.net/