Aksion nga Policia dhe Prokuroria Speciale kundër krimit të organizuar, pjesë e operacionit edhe autoritetet e Belgjikës, Francë e Holandës
Prokuroria Speciale ka njoftuar për një aksion të zhvilluar së fundi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Sipas njoftimit operacioni po zhvillohet në kuadër të luftimit të krimit të organizuar. Ky operacion është shtrirë në disa lokacione, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë. “Operacioni lidhet me dyshimet për trafikim ndërkombëtar me substanca narkotike…
Lajme
Prokuroria Speciale ka njoftuar për një aksion të zhvilluar së fundi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Sipas njoftimit operacioni po zhvillohet në kuadër të luftimit të krimit të organizuar.
Ky operacion është shtrirë në disa lokacione, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
“Operacioni lidhet me dyshimet për trafikim ndërkombëtar me substanca narkotike në lidhje me veprat penale: ‘pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’, ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve’ dhe ‘pastrimi i parave’”,thuhet në njoftim.
Pas përfundimit të operacionit policor, në të cilin po marrin pjesë edhe përfaqësues të EUROPOL-it, autoriteteve të Belgjikës, Francës e Holandës, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të njoftojnë publikun përmes një komunikatë të përbashkët./Lajmi.net/