Aksion në Tiranë, do prishen mbi 80 objekte pa leje

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Shqipëri ka nisur sot një operacion në Tiranë, i cili përfshin një hapësirë relativisht të madhe, për çlirimin e hapësirave publike. IKMT do të punojë në trekëndëshin Allias, Shkollë e Bashkuar, Oxhaku.

Lajme

09/03/2015 15:43

Në këto zona, janë evidentuar pas azhornimeve të inspektorëve të IKMT, rreth 80 objekte të paligjshme, si ndërtime të ulëta, platforma, tenda etj.  Sot mjetet e IKMT kanë qenë të pranishme pranë shkollës “Bajram Curri”, ku kanë bërë pak ndërhyrje. Kjo për shkak se shumica e qytetarëve kishin filluar të bënin çmontimin e objekteve.

Operacioni në këtë zonë, parashikohet të zgjasë disa ditë, ndërkohë që strukturat operacionale të IKMT janë duke përgatitur strategjinë për ndërhyrje në një tjetër qytet të madh pas Vlorës, raporton gazeta Shqiptarja.