Aksion në parkingje të automjeteve në Ferizaj, evidentohen 32 shkelje të kryera nga pronarët e tyre
Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, kanë realizuar aksion në 32 auto-parkingje në këtë qytet. Ky aksion ka qenë me qëllim të luftimit të shmangies nga tatimi, informalitetit dhe shkeljeve tjera ligjore nga marrëdhënia e punës. Në 32 autoparkingje,…
Lajme
Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, kanë realizuar aksion në 32 auto-parkingje në këtë qytet.
Ky aksion ka qenë me qëllim të luftimit të shmangies nga tatimi, informalitetit dhe shkeljeve tjera ligjore nga marrëdhënia e punës.
Në 32 autoparkingje, janë gjetur dhe eveidentuar se ka pasur shkelje të kryera nga pronarët e bizneseve në qytetin e Ferizajt.
Inspektorat kanë përpiluar procesverbale mbi të gjeturat dhe në të ardhmen do të ndërmerren veprime procedurale sipas kompetencës.
“Ferizaj 28.07.2026 – 09:20-15:30. Më datën 28.07.2026, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, në bashkëpunim me institucionet tjera ligj-zbatuese, kanë ndërmarrë veprime në drejtim të luftimit të shmangies së tatimit, informalitetit dhe shkeljeve tjera ligjore nga marrëdhënia e punës. Gjatë inspektimit në 32 auto-parkingje, janë gjetur dhe evidentuar se ka pasur shkelje të cilat janë kryer nga pronarët e bizneseve në qytetin e Ferizajt. Në vazhdën e veprimeve për këtë aktivitet, nga inspektorët janë përpiluar procesverbale mbi të gjeturat, ku në të ardhmen do të ndërmerren veprimet procedurale sipas kompetencës”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/