Aksion në një lokacion në Kçiq të Madh, gjenden pesë bimë kanabis sativa – arrestohet një person
Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik që në koordinim me Policinë e Kosovës, me urdhër të gjykatës, kanë realizuar urdhër kontroll në një lokacion në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës, me ç ‘rast janë gjetur dhe sekuestruar pesë bimë të mbjella kanabis sativa. Gjithashtu në njoftim thuhet se është arrestuar një person, i…

Lajme
Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik që në koordinim me Policinë e Kosovës, me urdhër të gjykatës, kanë realizuar urdhër kontroll në një lokacion në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës, me ç ‘rast janë gjetur dhe sekuestruar pesë bimë të mbjella kanabis sativa.
Gjithashtu në njoftim thuhet se është arrestuar një person, i cili u dërgua në mbajtje.
“Është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë një person i dyshuar me iniciale M.A., me dyshim se ka kryer veprën penale Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”, thuhet në njoftim.