Aksion në MPB – Arrestohen katër persona, të dyshuar për dallavere në procesin e lëshimit të lejeve për armë
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka realizuar sot aksion në Ministri të Punëve të Brendshme. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala. “Po është duke u zhvilluar ndaj katër personave, dy nga ta për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe dy të tjerë për marrje të ryshfetit”, tha Shala. Siç është raportuar…
Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka realizuar sot aksion në Ministri të Punëve të Brendshme.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.
“Po është duke u zhvilluar ndaj katër personave, dy nga ta për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe dy të tjerë për marrje të ryshfetit”, tha Shala.
Siç është raportuar në media, aksioni është realizuar me qëllim arrestimin e disa personave të dyshuar në lidhje me dallaveret në procesin e lëshimit të lejeve për armë.
Deri më tani janë arrestuar katër persona, dy zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe dy zyrtarë të një kompanie private. /Lajmi.net/