Aksion në Malishevë për manipulim votash, po intervistohen komisionerët – Prokuroria jep detaje

Një aksion i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, po zhvillohet në Malishevë. Ky aksion po zhvillohet për shkak të dyshimeve për manipulim të votave. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Drin Domi. “Aksioni është duke u zhvilluar në Malishevë nga Prokuroria Themelore e Gjakovës. Janë duke u invervistuar komisionerët. Pas…

Lajme

28/01/2026 09:44

Një aksion i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, po zhvillohet në Malishevë.

Ky aksion po zhvillohet për shkak të dyshimeve për manipulim të votave.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Drin Domi.

“Aksioni është duke u zhvilluar në Malishevë nga Prokuroria Themelore e Gjakovës. Janë duke u invervistuar komisionerët. Pas orës 13:00 dalim me qëndrim”, ka thënë shkurt ai.

Të premtën që lam pas, Prokuroria Themelore në Prizren, ka kryer aksion në lidhje me manipulimin e votave. Nga ky aksion, ishin arrestuar 109 persona.

Pas Prizrenit, koordinatorja nacionale  e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula ka konfirmuar se të gjitha prokuroritë do të lëshojnë autorizime për grumbullim të informacioneve nëpër komunat e Kosovës.

Ndryshe, koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga prokuroria e shtetit, Laura Pula, ka deklaruar të martën se të gjitha prokuroritë në Kosovë tashmë kanë lëshuar autorizime për grumbullimin e informacioneve ndaj personave që dyshohet se kanë manipuluar apo falsifikuar procesin e numërimit të votave.

Pula ka theksuar se për veprën penale të falsifikimit parashihet dënim deri në pesë vjet burgim, duke qenë se bëhet fjalë për persona zyrtarë të emëruar.

“Hetimet do të tregojnë se si është kryer ky falsifikim i rezultateve. Asnjë nga ta nuk do të amnestohet dhe kushdo që ka shkelur vullnetin e lirë të votuesit do të ballafaqohet me forcën e ligjit”, ka thënë ajo. /Lajmi.net/