Aksion kundër lojërave të fatit në Prishtinë- inspektohen 75 lokacione, mbyllen disa prej tyre dhe arrestohen 14 persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se është realizuar një operacion i gjerë në funksion të luftimit të veprimtarive të kundërligjshëm që ndërlidhen me organizimin e skemave piramidale dhe lojërave të fatit-bixhozit të jashtëligjshëm. Siç raportohet, operacioni është zhvilluar në vazhdimësi që nga data 25 prill 2025, pas pranimit të informative të besueshme për zhvillimin e…

Lajme

20/05/2025 10:21

Policia e Kosovës ka njoftuar se është realizuar një operacion i gjerë në funksion të luftimit të veprimtarive të kundërligjshëm që ndërlidhen me organizimin e skemave piramidale dhe lojërave të fatit-bixhozit të jashtëligjshëm.

Siç raportohet, operacioni është zhvilluar në vazhdimësi që nga data 25 prill 2025, pas pranimit të informative të besueshme për zhvillimin e aktiviteteve të tilla të kundërligjshme në disa lokacione të rajonit të Prishtinës.

-Janë inspektuar me sistem monitorimi, 75 lokacione të ndryshme, përfshirë këtu, shtëpi, lokale afariste dhe objekte përcjellëse.

– Në 25 prej tyre janë ndërmarrë kontrolle të detajuara.

– 7 lokale janë mbyllur nga inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe inspektoratet komunal për mungesë të dokumentacionit përkatës ose licencave.

  • Janë iniciuar 10 raste penale, janë evidentuar shënime zyrtare dhe raporte operative që lidhen me vepra penale të ndryshme, si:

organizim i lojërave të fatit,posedim i paautorizuar i substancave narkotike,armëmbajtje pa leje,kultivim, përpunim dhe shitje e substancave narkotike. Përgjatë operacionit janë sekuestruar në cilësi të provave të rëndësishme edhe:

13 aparate për lojëra të fatit; 1 armë automatike AK-47, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe 1 boks metalik;Pajisje laboratorike për përpunimin e substancave narkotike, përfshirë një sasi të dyshuar narkotikësh në qese plastike;2726 euro para të gatshme;2 laptopë, 1 printer, një çantë me çipa dhe 15 palë letra bixhozi, si dhe,3 telefona mobil, të dyshuar se janë përdorur për pagesa online në bastore sportive.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe e palëkundur në angazhimin e saj për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të jashtëligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike. Ky operacion dëshmon edhe njëherë profesionalizmin, bashkëpunimin institucional dhe përkushtimin e zyrtarëve policorë në mbrojtje të ligjshmërisë dhe interesit të qytetarëve”,thuhet në njoftimin për media.

– Janë arrestuar 14 persona, të dyshuar për përfshirje direkte në këto aktivitete të paligjshme.

– Nga ta, 7 janë ndaluar me masë mbajtjeje prej 48 orësh, ndërsa 7 të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/