Aksion i suksesshëm apo fitore e Pirros: Qeveria maqedonase pas pak në konferencë shtypi
Ministria e Brendshme maqedonase ka njoftuar se rreth orës 22 e 30 do të mbajë një konferencë për media, ku do të jap detaje rreth aksionit të sotëm në Kumanovë.

Lajme
Opinioni për gjatë tërë ditës nuk ka marrë pothuajse asnjë informatë zyrtare për atë se çfarë po ndodhte në një lagje të Kumanovës, ku janë dëgjuar vazhdimisht të shtëna gjatë përleshjes së policisë me një grup të armatosur.
Mediat maqedonase kanë ngritur disa pyetje nëse ky aksion i policisë ishte i suksesshëm apo një fitore e Pirros (Fitore me humbje të mëdha), transmeton lajmi.net.
– Humbjet e jetëve të njerëzve. A ka dështuar profesionalisht policia, në mënyrë që ta mbajë në minimum numrin e viktimave?
– Si është e mundur që policia të hyjë në një veprim (si pëllumbat në baltë), të cilit me shumë vështirësi i doli në krye?
– A ka viktima civile?
– Sa njerëz janë arrestuar në operacionin, dhe janë arrestuar udhëheqësit e grupit të armatosur?
– Si u la ky grup me dhjetëra persona që të hyjë në Maqedoni dhe të okupojë komplet një lagje?
– Kush është frymëzuesi i grupit dhe cili është qëllimi i tij, pasi ata nuk do të mund t’i mbështeste asnjë qeveri, që të strehoheshin në një lagje? (lajmi.net)