Aksion i policisë në Gjakovë, konfiskohen drogë e armë
Policia e Gjakovës ka realizuar një operacion me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar për veprime të kundërligjshme.
Lajme
Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi për media, gjatë këtij aksioni janë konfiskuar:
> Një armë zjarri, revole
> Një karikator me 8 plumba kal. 7.62 mm
> Një qese me substanca narkotike të dyshuar si kokainë 0. 42 gr.
> Një qese me substanca narkotike të dyshuar si kokainë 0. 43 gr.
> Një paketim letra për mbështjellje të narkotikëve
> Një sasi e pikave të dyshimta
> Një sprej tipit OC.
> Disa thika dhe mjete tjera të rrezikshme
“Me këtë rast janë arrestuar 7 persona të dyshimtë, janë sjell në polici edhe disa tjerë për intervistë nga të arrestuarit 2 prej tyre me urdhër të prokurorit ju ka caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në komunikatë./Lajmi.net/