​Aksion i madh i Policisë në lagjen Pejton në Prishtinë, arrestohet një person

Një aksion i madh i Policisë ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të ditës së sotme në lagjen Pejton, ku kanë qenë të përfshirë një numër i madh i policëve. Sipas pamjeve të siguruara, Policia kërkonte një person të dyshuar i cili është larguar nga vetura e tij dhe ka tentuar t’i ikë policisë…

Lajme

22/09/2024 10:07

Një aksion i madh i Policisë ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të ditës së sotme në lagjen Pejton, ku kanë qenë të përfshirë një numër i madh i policëve.

Sipas pamjeve të siguruara, Policia kërkonte një person të dyshuar i cili është larguar nga vetura e tij dhe ka tentuar t’i ikë policisë këmbë.

Megjithatë, policia ka arritur që ta arrestoj të dyshuarin.

Ende nuk dihet se pse kërkohej i dyshuari.