Aksion i gjerë policor në Gjilan- arrestohen tre persona për mashtrim ndërkombëtar, shpëlarje parash e vjedhje

Njësi të shumta policore kanë zbarkuar dje në Gjilan. Një aksion i gjerë policor u realizua në qendër të qytetit, saktësisht tek pjesa e sheshit ku u arrestuan disa persona dhe u bastisën disa objekte banesore. Ky aksion u nis pas hetimeve të bëra nga Drejtoria e hetimeve të Krimeve Kibernetike- meqë rast janë arrestuar…

Lajme

07/05/2025 09:11

Njësi të shumta policore kanë zbarkuar dje në Gjilan.

Një aksion i gjerë policor u realizua në qendër të qytetit, saktësisht tek pjesa e sheshit ku u arrestuan disa persona dhe u bastisën disa objekte banesore.

Ky aksion u nis pas hetimeve të bëra nga Drejtoria e hetimeve të Krimeve Kibernetike- meqë rast janë arrestuar tre persona të dyshimtë për përfshirje në një skemë të sofistikuar mashtrimi dhe krimesh ekonomike e kibernetike.

Tre të arrestuarit në këtë rast janë një 33 vjeçar, një dhe një 60 vjeçar.

Në bazë të hetimeve që ishin zhvilluar për një kohë të gjatë në lidhej me këtë rast, të dyshuarit kanë vepruar si grup i organizuar kriminale dhe të njëjtit kanë përdorur identitetet të rrejshme, kredenciale të vjedhur dhe platforma fiktive investimi, në mënyrë që t’i mashtronin qytetarët kryesisht shtetas të huaj që të investonin në brusa të rreme dhe kriptovaluta.

Veprimtaria e tyre kriminale theksohet të jetë zhvilluar në një ambient të përshtatur si qendër e thirrjeve, që funksiononte në mënyrë të kundërligjshme.

Me të bastisur tri lokacione, Policia ka sekuestruar prova materiale si: tri vetura, kompjuterë, telefona mobil, para të gatshme, municion 9mm, dokumentacion të dyshimtë.

Të dyshuarit po hetohen për veprat penale: shpëlarja e parave, hyrja e paautorizuar në sisteme kompjuterike, mashtrimi, vjedhja e identitetit dhe kredencialeve

Të njëjtit janë ndaluar për 48 orë, me urdhër të prokurorit kujdestar./Lajmi.net/