Aksion i gjerë nga Prokuroria, Policia, Dogana e ATK në Pejë, cak i hetimeve janë argjendaritë

Një aksion i gjerë policor në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejës është duke u zhvilluar në qendër të qytetit. Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se aksioni në fjalë ka për qëllim hetimet që po bëhen në kuadër të keqpërdorimeve financiare nga argjendaritë. Në këtë aksion po marrin pjesë Prokuroria, Krimet Ekonomike nga Policia…

Lajme

13/02/2026 12:30

Një aksion i gjerë policor në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejës është duke u zhvilluar në qendër të qytetit.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se aksioni në fjalë ka për qëllim hetimet që po bëhen në kuadër të keqpërdorimeve financiare nga argjendaritë.

Në këtë aksion po marrin pjesë Prokuroria, Krimet Ekonomike nga Policia e Kosovës, Inspektorati Qendror i mbikëqyrjes së Tregut, Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Gjithashtu siç mëson lajmi.net Kryeprokurorja e Pejës dhe tre prokurorë të tjerë, dhjetëra inspektorë janë vendosur tanimë në teren./Lajmi.net/