Aksidentohet vetura e EULEX-it

Një veturë e misionit të BE-së, EULEX, është aksidentuar sot në Prishtinë.

Lajme

03/12/2015 10:05

Lajmi.net ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku vetura shihet e goditur në një pemë.

Ngjarja ka ndodhur tek mbikalimi afër shkollës së mjekësisë.

Vetura është vet-aksidentuar dhe nuk ka pasur vetura tjera të përfshirë në aksident.

Vetura duket se është dëmtuar mjaft, por nuk raportohet për të lënduar.

Policia ka dalë në vend të ngjarjes. /lajmi.net

1 copy