Aksidentohet Ryva Kajtazi (Foto)
Këngëtarja mjaft e njohur, Ryva Kajtazi ka pësuar një aksident të lehtë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

ShowBiz
Ryva Kajtazi ka pësuar një aksident në Prishtinë i cili për fat të mirë ishte i lehtë dhe pa lëndime serioze trupore, raporton Koha.
Thuhet se këngëtarja po kalonte me veturën e saj në shiritin e majtë, teksa ishte goditur nga një taksi që ishte para saj.
Sidoqoftë, ende nuk kanë arritur lajme zyrtare nga vet këngëtarja. Një gjë e tillë pritet të bëhet e ditur në vazhdim.