Aksidentohet një fëmijë te Ministria e Arsimit në Prishtinë

Një fëmijë është aksidentuar te Ministria e Arsimit. Kështu ka njoftuar kryetari i Bashkësisë Lokale zona Prishtinë, Sadudin Hasani. Hasani ka publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes. “Në orën 10:31 sot u aksidentua një fëmijë te Ministria e Arsimit, britma e tij ishte shumë e fuqishme/ Dita e sotit ka me qenë ndër ditët…

Lajme

26/08/2025 12:42

Një fëmijë është aksidentuar te Ministria e Arsimit. Kështu ka njoftuar kryetari i Bashkësisë Lokale zona Prishtinë, Sadudin Hasani.

Hasani ka publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

“Në orën 10:31 sot u aksidentua një fëmijë te Ministria e Arsimit, britma e tij ishte shumë e fuqishme/ Dita e sotit ka me qenë ndër ditët më të tmerrshme në jetën e ati fëmiu, por pa dyshim edhe për ne të pranishmit aty kur dëgjonim gjëmat e ti! Lus Zotin që fëmija ti mbijetoj aksidentit dhe të shërohet shpejt!”, ka shkruar ai.

Policia ende nuk ka dhënë përgjigje në lidhje me rastin.